Cardiff-Man United, Solskjaer debuton kundër së shkuarës

Futboll

Cardiff-Man United, Solskjaer debuton kundër së shkuarës

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 07:28
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i ri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, do të bëjë debutimin e tij në drejtim të "Djajve të Kuq" këtë të shtunë kundër Cardiff-it, skuadra të cilën e ka drejtuar në 2014-ën. 

Statistika

- Manchester United ka marrë tri fitore, dy barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Cardiff-it, me takimin më të fundit që është luajtur në "Old Trafford" dhe është fituar 2-0 në janarin e 2014-ës. 

- Cardiff ka fituar vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Manchester United. 

- Vetëm Arsenal (12) ka arritur të marrë më shumë pikë se Cardiff dhe United (9, po aq sa Leicester)) në ndeshjet e këtij sezoni të Premier League në të cilat ka qenë në humbje. 

- Cardiff ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi (1 humbje). 

- Manchester United ka humbur tri ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë kundër ekipeve të sapo ngjitur në Premier League. 

- United ka pësuar më shumë gola në 17 ndeshjet e luajtura në këtë sezon të Premier League (29), se sa ka bërë në të gjithë sezonin 2017/18 (28).

- Vetëm Fulham (0) ka më pak ndeshje pa pësuar gol se "Djajtë e Kuq" në këtë sezon (2). 

- Manchester United ka marrë 26 p ikë pas 17 ndeshjeve të para të këtij kampionati nën drejtimin e Jose Mourinho-s, ecuria e tyre më e keqe në kategorinë kryesore të futbollit anglez që nga sezoni 1990-91 (26 pikë edhe atëherë). 

- Manchester ka grumbulluar 176 pikë në total nën drejtimin e Jose Mourinho-s; më pak se Manchester City (222), Tottenham (202), Chelsea (200) dhe Liverpool (196) që nga gushti i 2016-ës. 

- Trajneri i Cardff-it, Neil Warnock, nuk ka arritur të fitojë asnjë nga shtatë ndeshjet e mëparshme që ka luajtur kundër Manchester United në të gjitha kompeticionet, duke humbur gjashtë nga ato ndeshje (1 barazim). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat