Ramsey te Inter në janar?

Futboll

Ramsey te Inter në janar?

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 08:28
Aaron Ramsey

Aaron Ramsey raportohet se ka arritur një marrëveshje verbale me Interin.

Kështu në fund të sezonit të tanishëm uellsiani do të kalojë te klubi nga Serie A, si transfero i lirë.

Por është menaxheri Luciano Spalleti që po kërkon që transferimi të kryhet në afatin e janarit, shkruan Football Italia.

Ramsey ka dështuar në bisedimet për vazhdimin e kontratës së re me Arsenal për arsye të pagës, kërkesë të cilën Inter thuhet se do t’ia plotësojë me pagë 6-7 milionë në sezon.

Dëshirën e Spalleti për ta blerë atë në janar duket se do ta dëgjojë hierarkia e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat