Trajneri i Romës i ‘tutet’ Ronaldos, ja çfarë thotë për të

Futboll

Trajneri i Romës i ‘tutet’ Ronaldos, ja çfarë thotë për të

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 08:35
Eusebio Di Francesco, Cristiano Ronaldo

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, dëshiron që Juventusi të jetë pa Cristiano Ronaldon në përplasjen e tyre të shtunën, duke etiketuar portugezin si rrezikun numër një.

Ronaldo do të pushojë një ndeshje para fundit të vitit 2018, por 33 vjeçari do të jetë në fushë për përballjen me Romën.

Ylli portugez ka vazhduar me formë të lartë edhe në Serie A te Juventusi, duke shënuar 12 gola në 21 ndeshje në të gjitha garat.

Di Francesco, i cili është nën presion me Romën që pozicionohet në vendin e shtatë në Serie A, i njeh mirë sfidat që e presin ekipin e tij kur përballet me Ronaldon.

“Ronaldo është rreziku numër një. Ai ka cilësitë e një lojtari që nuk i përkasin ligës”, ka deklaruar trajneri i Romës.

“Ndoshta ai nuk bën asgjë për 35 minuta, por pastaj bën një mashtrim fenomenal nga koka e tij”.

“Ai është një lojtar që trajneri nuk dëshiron ta zëvendësojë, sepse mund ta vendos lojën sa herë që dëshiron. Për këtë arsye, unë uroj që ai të mos mund të luaj, natyrisht”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat