Klopp tregon numrin e madh të pikëve që duhen për t’u bërë kampion në Premierligë këtë vit

Futboll

Klopp tregon numrin e madh të pikëve që duhen për t’u bërë kampion në Premierligë këtë vit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 08:39
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp beson se duhet arritur kuota prej 105 pikëve për të fituar titullin e Premierligës këtë sezon, pasi Liverpool siguroi vendin e parë për Krishtlindje duke mposhtur 0-2 në udhëtim Wolves.

Trajneri i Liverpoolit ka thënë se duhet thyer një rekord në aspektin e pikëve për t’u bërë kampion, duke e quajtur këtë sezon të “veçantë”, me Manchester Cityt dhe Tottenham që po kalojnë në një formë të shkëlqyer.

Golat e Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk bën që Liverpool të forcojë kreun e Premierligës me 48 pikë.

“Është çmenduri”, deklaroi Klopp.

“Por ka edhe ekipe tjera. City, Chelsea, Tottenham, Arsenal. Mendoj se të gjithë do fitojnë. Të gjithë kanë 40 e më shumë pikë”.

“Nga pesë të parët askush nuk po humbet pikë. Në fund të sezonit, ndoshta duhen 105 pikë për t’u bërë kampion. Kjo mund të ndodh”.

“Deri më tani duket një sezon vërtetë i veçantë – sinqerisht i jashtëzakonshëm. Nuk kishte kurrë një garë kaq të ngushtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat