Bayern Munich transferon lojtarin që shkëlqeu në Kupën e Botës

Futboll

Bayern Munich transferon lojtarin që shkëlqeu në Kupën e Botës

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:00
Bayern Munich

Bayern Munich ka një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e Stuttgart, Benjamin Pavard.

Një lojtarët me paraqitjet më të mira në Kupën e Botës në Rusi, ku Franca u shpall kampione, Benjamin Pavard, është rrugës së mirë për t’iu bashkuar gjigantit bavarez.

Bazuar në raportet e ESPN, thuhet se kampionët e Bundesligës kanë një marrëveshje me 22 vjeçarin.

Mbrojtësi i Stuttgarti ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro.

Megjithatë, ekziston një mundësi që Bayern të paguajë më shumë për të transferuar Pavardin në janar.

Pavard 22 vjeçar, shihet si një lojtar i talentuar dhe me perspektivë. Ai te Stuttgart është transferuar në vitin 2016 nga Lille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat