Botërori për Klube, Al Ain beson te mrekullia ndaj Real-it

Futboll

Botërori për Klube, Al Ain beson te mrekullia ndaj Real-it

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:11
Ilustrim

Klubet më të suksesshëm në vendet respektive do të sfidohen në finalen e Botërorit për Klube të FIFA-s këtë të shtunë (17:30). Al Ain luan në shtëpi dhe do të kërkojë të befasojë kampionët në fuqi të Real Madrid.  Vetëm fitorja e marrë 3-0 kundër Tunis Esperance në raundin e dytë ka qenë bindëse për Al Ain. 

Nga ana tjetër, duhet thënë se vendasit i kanë nisur shumë pjesët e dyta në ndeshjet e luajtura në këtë kompeticion, duke realizuar brenda pesë minutave të para në të tri takimet e mëparshme të këtij edicioni të Botërorit për Klube. 

Pavarësisht nga kjo, Real Madrid mbetet favorit dhe e di shumë mirë se çfarë duhet bërë për të fituar ndeshje të tilla. Skuadra e Santiago Solari-t ka arritur të sigurojë finalen pasi ka mundur 3-1 japonezët e Kashima Antlers në gjysmëfinale. 

Heroi i atij takimi ka qenë Gareth Bale, i cili ka realizuar të tre golat e madrilenëve. Ajo ka qenë edhe fitorja e shtatë radhazi e arritur nga Real Madrid në Botërorin për klube që nga dhjetori i 2014-ës. 

Protagonistët e mundshëm

- Caio ka shënuar golin e barazimit për Al Ain në ndeshjen kundër River Plate, duke e çuar atë takim te penalltitë. 

- Marcelo ka qenë krijuesi i dy golave prej tre golave të realizuar nga Bale kundër Kashimas. 

Statistika

- Në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të Real Madrid (në të gjitha kompeticionet), ata e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh ose kanë shënuar golin e parë.  

- Al Ain ka shënuar golin e parë në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit. 

- Në katër nga shtatë ndeshjet e fundit të Al Ain janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat