Rossi konfirmon bisedimet për kthimin në Fiorentina

Futboll

Rossi konfirmon bisedimet për kthimin në Fiorentina

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:55
Giueseooe Rossi

Sulmuesi italian Giueseooe Rossi është në kontakte me Fiorentinën për t’u rikthyer në ish-klubin e tij.

31-vjeçari aktualisht është pa kontratë pas largimit nga Genoas, mirëpo është rikuperuar nga lëndimet e shumta në gju.

“Rossi ka lënë zemrën e tij në Florence dhe me shumë dëshirë do të kthehej”, ka thënë agjenti i Rossit, Pastorello.

“Ne jemi në kontakte me klubin. Ai ende ndihet si një top lojtar dhe Fiorentina do të ishte një ëndërr për të”.

Rossi ishte pjesë e Fiorentinës nga viti 2013 deri më 2016, duke shënuar 19 gola dhe duke bërë tetë asistime në 42 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat