Agjenti: Ronaldo dëshironte vetëm Juventusin

Futboll

Agjenti: Ronaldo dëshironte vetëm Juventusin

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:56
Cristiano Ronaldo

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka zbuluar se ylli portugez ka dëshiruar vetëm Juventusin para transferimit të tij gjatë verës nga Real Madridi për 112 milionë euro.

“Në janar të vitit 2018, unë dhe disa njerëz, të cilët e dinim se çfarë po ndodhte mendonim se do të ishte i vështirë transferimi i Ronaldos në Juventus”, tha Mendes.

“Sidoqoftë, dëshiroj ta bëj të qartë se ideja filloi nga vetë lojtari. Ronaldo më tha mua që dëshiron të luajë për Juventusin”.

“Këtu filloi gjithçka dhe unë kam qenë në bisedime me drejtorët e klubit italian për muaj të tërë”.

“Tani Ronaldo është i lumtur me klubin dhe bashkëlojtarët e tij, ai është i kënaqur me Serie A-në dhe shumë i lumtur në Juve”.

Ronaldo ka shënuar 12 gola dhe ka bërë shtatë asistime në 21 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat