Ademi: Kjo votë do të jetë gjithmonë vota juaj

Futboll

Ademi: Kjo votë do të jetë gjithmonë vota juaj

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 10:30
Ademi: Kjo votë do të jetë gjithmonë vota juaj

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është zgjedhur nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës. Në Asamblenë Vjetore të Punës të këtij institucioni, e cila u mbajt sot, Ademi ka fituar në garë me kryetarin e Federatës së Karatesë, Ismet Krasniqi. Për presidentin e FFK-së votuan 39 delegatë të Asamblesë së KOK-ut, duke e zgjedhur kësisoj në pozitën e nënpresidentit të KOK-ut, pozitë e cila ka mbetur vakante pas vdekjes së ish-presidentit Fadil Vokrri. “Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë. Kjo votë do të jetë gjithmonë vota juaj dhe do ta përdorë për të mirën e KOK-ut. Gara ishte shumë e fortë dhe përgëzoj edhe Ismet Krasniqin i cili u tregua si konkurrent shumë i fortë, por mendoj se vota juaj sot shkoi aty ku duhet, pasi kjo pozitë edhe më parë i ka takuar dhe është meritore për federatën më të madhe në Kosovë”, ka theksuar para delegatëve të KOK-ut, presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat