Nuk e bind trajnerin

Futboll

Nuk e bind trajnerin

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:19
Nuk e bind trajnerin

Mesut Ozil duket se e ka humbur betejën për të bindur trajnerin Unai Emeri dhe me shumë mundësi do të largohet nga Arsenali. Lajmin e bën të ditur “Dilymail”, që raporton se mesfushori prej kohësh nuk po aktivizohet sepse Emeri sheh që ai nuk impenjohet maksimalisht në stërvitje.

“Topçinjtë” po mendojnë seriozisht që ta huazojnë në një tjetër skuadër në merkaton e janarit, në mënyrë që ai të marrë minuta dhe të ketë shansin për të mos humbur formën. Interi është një nga ekipet që ka shfaqur interes për turko-gjermanin, por për momentin nuk ka asnjë zhvillim.

Trajneri Emeri këmbëngul se vendimet për ta lënë jashtë lojtarin janë taktike, por në fakt raportohet se ai nuk e ka më në plane për të ardhmen. Në prag të ndeshjes më Bërlejn, trajneri Emeri e ka pranuar se Ozil është i mërzitur, por shpreson që kjo gjë t’i shërbejë për t’u rikthyer më i fortë. “Është e vërtetë. Ozil është i zemëruar sepse dëshiron të luajë. Por kjo është gjë e mirë, për ta karikuar të punojë më shumë”, tha trajneri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat