Skandal, nuk i do femrat!

Futboll

Skandal, nuk i do femrat!

Nga: K. G. Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:26
Gigi Bekali

Njeriu më kontrovers , pronari i klubit të futbollit rumun, Steaua Gigi Bekali, ka deklaruar publikisht se nuk i do femrat në futboll. Pronari i FCSB u pyet se si do të reagonte nëse UEFA, organi qeverisës i futbollit europian, do ta detyronte atë që të formonte një ekip të futbollit të grave? Ai u deklarua në një program televiziv, se do të linte menjëherë futbollin nëse do të duhej të krijonte një ekip të femrave. “Nuk mund të biesh kundër dëshirës së Perëndisë. Si mund të luajnë femra në futboll? Ato nuk janë të ndërtuara për futboll, nuk janë për sport”, tha mes të tjera Bekali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat