Barcelona pas largimit të Messit? Ja çfarë do të ndodhë sipas Iniestës...

Futboll

Barcelona pas largimit të Messit? Ja çfarë do të ndodhë sipas Iniestës...

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:58
Barcelona pas largimit të Messit? Ja çfarë do të ndodhë sipas Iniestës...

Në një intervistë të dhënë për “Mundo Deportivo”, ish-kapiteni i Barcelonës ka folur për shumë gjëra, mes të cilave për Leo Messin, Arturo Vidal dhe Dembele.

Barça e tanishme: "Këtë sezon gjithçka po shkon mirë. Katalanasit janë në nivelin e përhershëm, me objektivat e paprekur të sezonit”.

Konjurimi për të fituar Champions: "Është e vërtetë që vitet e fundit, për shkak të asaj që ka ndodhur, nuk jemi shfaqur si duhet në këtë kompeticion. Mendoj se mund të kishim bërë diçka tjetër. Lojtarët e rinj do të vazhdojnë të rriten dhe do të jenë të rëndësishëm. Ky ekip duhet të luftojë për gjithçka".

Messi, si mesfushor: "Ai mund të bëjë atë që dëshiron. Në çdo pozicion, mund të jetë më i miri. Pastaj, ka “demarkime” shumë specifike në qendër të fushës, që ndoshta janë tipologji të ndryshme nga ajo që është Leo. Por, ai mund të luajë ku dëshiron, sepse ia del të shënojë kaq shumë gola”. 

Barça, pas Messit: "Do të ndodhë, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë. Dikush do të vijë dhe dikush do të largohet. Gjëja e rëndësishme është që, për sa kohë po luan, Messi është më i miri i mundshëm. Ajo që do të vijë nuk parashikohet dot, nuk thua nëse do të jetë e mirë, më e mirë apo më e keqe. Do të jetë ndryshe, por nuk duhet të jetë më keq. Do të jenë momente të tjera, herë të tjera, lojtarë të tjerë”. 

Trajner i Barçës në të ardhmen: "Nuk e di të ardhmen, se çfarë do të sjellë. Nuk do të thoja se nuk dua të bëhem një trajner i Barcelonës, por nuk mund të them se është diçka, për të cilën po mendoj tani. Po, është e vërtetë që me kalimin e kohës, unë do të jetoj me vizionin e trajnerit. Kur ta lë futbollin do të shoh se cila është rruga për t’u ndjekur".

Arturo Vidal: "Unë mendoj se ka ende një rrugë të gjatë përpara, si në ekipin kombëtar, edhe në skuadrat e rëndësishme. E shoh në një nivel shumë të lartë. Ai ka sjellë gjëra ndryshe te Barcelona, por ka shumë për t’u përmirësuar. Do të çlirohet, është vetëm viti i tij i parë. Ndonjëherë harrojmë se lojtarët duhet të përshtaten me një tjetër futboll, aq më tepër në moshën 34-vjeçare. Imagjinoni dikë, që vjen dhe duhet të përshtatet në një klub si ky, me një futboll specifik dhe me gjithë presionin që ekziston. Pak nga pak ai po përparon. Mendoj se do të jetë i rëndësishëm".

Dembélé: “Në këtë rast e kam të vështirë të flas. Nëse do të ishta brenda grupit, mund të jepja një mendim më të informuar. Ajo që ka ndodhur duhet të jetë një temë e klubit dhe e dhomës së zhveshjes. Nëse nuk i ke respektuar rregullat, duhet të paguash. Ai është një lojtar i ri, që ka potencial të jashtëzakonshëm. Dembele luan në nivel shumë të lartë dhe shënon gola”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat