Tifozët e Wolves tërbohen me lojtarin e vet

Futboll

Tifozët e Wolves tërbohen me lojtarin e vet

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 14:03
Salah

Në Angli krenohen me futbollin cilësor dhe stadiumet e tejmbushura çdo javë, edhe në kategoritë e ulëta, ndërsa tifozët duan seriozitet dhe përkushtim nga idhujt e tyre.

Për këtë arsye, para pak sezonesh tifozët e Liverpool-it dhe trajneri Brendan Rodgers u treguan shumë të ashpër, kur Mario Balotelli ndërroi fanellën me mbrojtësin Pepe në pushimin e një sfide kundër Realit në Champions League.

Skena u përsërit dje, siç raporton The Mirror, por këtë radhë me role të ndryshuara. "Balotelli" i radhës ishte Romain Saiss, mesfushori i Wolves. Objektivi i dëshirës së tij ishte fanella e Mohamed Salah. Problemi është se Ujqit shkonin në pushim në disavantazh dhe golin e shënoi pikërisht Salah.

FURTUNË MBI SAISS - Jetojmë në një epokë ku telekamerat kapin gjithçka dhe lojtarët e dinë mirë, por ka raste kur harrojnë dhe bëjnë veprime që më pas krijojnë polemika. Sapo mbaroi pjesa e parë, Saiss shkoi te Salah duke i kërkuar fanellën dhe gjithçka u filmua nga Sky Sports.

Gjesti bëri të shërthejë furia e tifozëve të Wolverhampton-it, me një breshëri ofendimesh dhe postimesh ironike në rrjetet sociale kundër Saiss. Ky i fundit do bënte mirë të priste deri në përfundim të ndeshjes për kërkesën e tij, edhe pse Salah e respektoi dhe në fund ia plotësoi dëshirën...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat