Arsenali nënshtron Burnleyn për fitore në Premierligë

Futboll

Arsenali nënshtron Burnleyn për fitore në Premierligë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:27
Foto

Arsenal është rikthyer te fitorja në Premierligë duke e mundur 3:1 Burnleyn në ‘Emirates Stadium’ në ndeshjen e javës së 18-të.

Në një ndeshje të dominuar nga vendasit, ishte Pierre Emerick Aubameyang që kishte ditën e tij, duke shënuar dy nga tre golat për Arsenalin në këtë ndeshje, pa harruar edhe paraqitjen e jashtëzakonshme të Mesut Ozil, që ishte pjesë e rëndësishme e aksioneve të ndërtuara nga skuadra e Arsenalit.

Sulmuesi nga Gaboni golin e epërsisë 1:0 e shënoi në minutën e 14’, pas një aksioni mahnitës të nisur nga Mesut Ozil,

Me të filluar pjesa e dytë, Arsenal shënoi golin e dytë. Ishte sërish Aubameyang që shënoi gol të bukur pas një goditje të fort.

Ashley Barnes në minutën e 63’ rriti shpresat për mysafirët për një rezultat pozitiv kur shënoi për 2:1, por kjo doli të jetë e gjitha që bëri skuadra e Burnley.

Arsenal në minutën e 82’ shënoi edhe golin e tretë përmes të riut Iwobi, për 3:1.

Me këtë fitore, Arsenal numëron 37 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në vendin e katërt. Xhiron e ardhshme skuadra e Unay Emery udhëton për t’u ndeshur me Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat