Milani nuk tregoi atë që pritej, mundet në San Siro me rezultat minimal 1:0 nga Fiorentina, në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A. Në minutën e 73-të, Federico Chiesa nga rreth 20 metra me një goditje që nuk premtonte shumë befasoi portierin Donnarumma dhe siguroi fitoren e Fiorentinës. Një humbje e rëndë për Milanin, që zhgënjeu tifozët e vet. Milani është në vend të pestë me 27 pikë, por i kërcënohet nga Fiorentina që është një pozitë me poshtë me 25.