Behrami barazon, Veseli e Berisha humbin në Serie A

Futboll

Behrami barazon, Veseli e Berisha humbin në Serie A

Nga: K. Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 17:03
Behrami barazon, Veseli e Berisha humbin në Serie A

Nuk ishte edhe javë aq e pasur për shqiptarët në Serie A. Valon Behrami, kapiten, me ekipin e Udineses, befasuan me një barazim si vendas me rezultat 1:1 me të fundosurin Frosinone, në ndeshjen e javës së 17-të. Në minutën e 32-të, Mandragora shënoi për Udinesen dhe Ciano në atë të 61-tën, nga penalltia barazoi shifrat 1:1. Frederik Veseli me Empolin u mundën si vendas me 2:4 nga Sampdoria.

Veseli luajti tërë takimin, por nuk evituan humbjen nga skuadra Sampdoria. Për Empolin shënuan: Pasqual (23' nga penalltia), Caputo (79') dhe për Sampdorinë: Eamirez (41'), Quagliarella (69') e Caprari (87' e 90+1’).  Atalanta kthehet duarthatë.

Ata pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Genoa. Portieri Etrit Berisha u paraqit për Atalantën por nuk ia dolën, ku nuk duhet harruar faktin se në minutën e 36-të, Iliçiç humb penalltinë për skuadrën e Berishës. Për Genoan shënuan: Piatek (45+6' e 89'), Lazoviq (67') dhe për Atalantën Zapata (55'-nga penalltia).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat