Rashica me Werderin të pafat, humbin në fund

Futboll

Rashica me Werderin të pafat, humbin në fund

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 17:21
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me ekipin e Werder Bremenit, nuk arritën të kthehen me një pikë të madhe nga Leipzigu, në një atmosferë brilante, ku ishin mbi 40 mijë shikues në stadium. Rashica luajti 58 minuta dhe bëri paraqitje mjaft të mirë. Leipzig shënon fitore me rezultat 3:2.

Në periudhën e parë, vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e Lukas Klostermann në minutën e 17-të dhe Timo Werner në atë të 44-tën. Në pjesën e dytë dramë e vërtet, Werderi barazoi rezultatin 2:2 duke iu falënderuar Max Kruse (67') e Max Kruse (77').

Kur pritej se sfida do të mbyllet baras, Bruma nga rreth 12-13 metra shënoi për fitoren e Leipzigut. Pas 17 jave në Bundeslioga I, Leipzig është në vend të katërt me 31 pikë, ndërsa Werder është i dhjeti me 22.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat