Askush se priste tronditjen e Manchester Cityt

Futboll

Askush se priste tronditjen e Manchester Cityt

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 17:51
Askush se priste tronditjen e Manchester Cityt

Tradicionalisht Manchester City kishte dominuar ndaj Crystal Palaces, por kësaj radhe i hasi sharra në gozhdë. City para shikuesve të vet mposhtet me rezultat 3:2 nga Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League. Futbollistët e Crystal Palaces e kishin ditën e tyre, treguan zgjuarsi dhe e ndëshkuan kampionin në fuqi, duke e tronditur në stadiumin “Etihad”.

Në minutën e 27-të, Ilkay Gundogan me kokë kaloi në epërsi kampionët dhe dukej gjithçka e lehtë. Jeffery Schlupp në minutën e 33-të barazoi  rezultatin. Ai me një depërtim individual brenda 16-shit, me goditje të fortë shënon.  Pas dy minutave (35’) Andros Townsend nga rreth 25 metra godet fuqishëm dhe e lë të shtangur portierin Ederson, 1:2 për Crystal Palacen.

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të, Luka Milivojeviq nga penalltia thellon epërsinë në 1:3 të mysafirëve. Kevin de Bruyne ngushton humbjen në 2:3 në minutën e 85-të. City është në vend të dytë me 44 pikë,  katër me pak se lideri Liverpooli dhe Crystal Palace është i 14-ti me 18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat