Shqiptari nga Kosova me supergol çmend turqit, demolojnë Besiktasin

Futboll

Shqiptari nga Kosova me supergol çmend turqit, demolojnë Besiktasin

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:56
Shqiptari nga Kosova me supergol çmend turqit, demolojnë Besiktasin

Kasimpasa fiton në shtëpi përballë Besiktasit me shifrat 4:1 dhe golin e parë të sfidës, e ka gjetur pikërisht lojtari nga Kosova, Loret Sadiku. Mesfushori me tipare shkatërruese, nga hyrja e zonës së 16-metrave, goditi direkt me të djathtën, dhe portieri kundërshtar, Loris Karius, nuk mundi që ta ndalë.

Ekipi i mesfushorit që nuk pëlqeu të vinte tek Shqipëria, por që pret të aktivizohet tashmë me Kosovën, mban vendin e dytë në kampionatin turk. Sadiku luajti titullar dhe ishte prej më të mirëve.

Për Besiktasin realizuan: Sadiku (11'), Diagne (45+1' e 75' nga penalltia), Pavelka (83') dhe për Besiktasin: Pektemek (52'). Kasimpasa është në vend të dytë me 29 pikë, 6 me pak se Basaksehir dhe Besiktas i gjashti me 26 pas 17 jave në elitën e futbollit turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat