Franck Ribery shkëlqen në fitoren e lehtë të Bayern Munich ndaj Frankfurtit

Futboll

Franck Ribery shkëlqen në fitoren e lehtë të Bayern Munich ndaj Frankfurtit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 20:31
Foto nga ndeshja

Franck Ribery ka shkëlqyer me dygolësh duke i ndihmuar Bayern Munichut ta mposhtë 2-0 Eintracht Frankfurtin dhe ta regjistrojë fitoren e pestë më radhë në Bundesligë, të shtunën në Frankfurt.

Skuadra e Niko Kovacit e ka vazhduar formën e lartë në ligë dhe presionin ndaj liderit Borussia Dortmund, pasi tani kalon në pozitën e dytë me vetëm gjashtë pikë më pak.

Ribery pati një paraqitje mahnitëse duke i shënuar të dy golat e kampionit në fuqi të ligës elitare gjermane.

Anësori francez shënoi së pari në minutën e 35-të, para se ta dyfishonte epërsinë e Bayernit dhjetë minuta para fundit.

Frankfurti ishte i pafuqishëm përballë kampionit dhe nuk arriti të bëjë shumë, aq më pak për të shënuar.

Bayern Munich rikthehet në pozitën e dytë me 36 pikë, gjashtë më pak se lideri Dortmund dhe tri më shumë se vendi i tretë, Borussia Monchengladbach.

Ndërkohë, Frankfurti mbetet në pozitën e pestë me 27 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat