Pogba është vetëm një maskim, ja ëndrra në sirtar e Juves në merkato

Futboll

Pogba është vetëm një maskim, ja ëndrra në sirtar e Juves në merkato

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 21:29
Paul Pogba

Paul Pogba ka qenë dhe mbetet një objektiv i Juves, që kërkon të bëjë “biznes” me Manchester United verën e ardhshme. Situata te klubi i Manchester është ende e rrëmujshme pas shkarkimit të Jose Mourinho dhe emërimit të Ole Gunnar Solskjaer, që e nisi me fitore aventurën e tij si trajner i United. Sipas “calciomercato”, bardhezinjtë kanë hedhur sytë edhe te lojtarë të tjerë të skuadrës së “djajve të kuq” dhe objektivi kryesor i drejtorit sportiv Paratici është sulmuesi belg Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg këtë sezon po vuan shumë, nuk arrin të realizojë dhe mbi të gjitha luan pak, çka ka bërë që vlera e tij të bjerë shumë në merkato edhe pse cilësitë e tij si kampion dihen. Për këtë arsye, Juventus po mendon të sjellë në Torino sulmuesin belg, duke qenë se nuk po shkëlqen ashtu sikurse pritej dhe ka qenë shpesh në qendër të kritikave. Një përforëcim që do të blindonte edhe më shumë sulmin e bardhezinjve edhe pse ky transferim mund të realizohet vetëm verën e ardhshme.

Juventus po mendon që tani për të ardhmen, duke parë se Cristiano Ronaldo është thuajse 34 vjeç e Mario Mandzukic 32 vjeç, ndaj kërkon të sjellë një sulmues të rid he mke përvojë. Ndaj Romelu Lukaku do të ishte përforcimi i duhur, duke qenë se është vetëm 25 vjeç dhe është një lojtar me shumë potencial. Menaxheri i Lukaku është Mino Raiola, që me Juventusin ka marrëdhënie të mira dhe mund të favorizojë këtë transerim të sulmuesin belg me fanellën bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat