Dorëzohet Sarri: Nuk mund ta kapim Liverpoolin

Futboll

Dorëzohet Sarri: Nuk mund ta kapim Liverpoolin

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 21:49
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, duket se është dorëzuar në garën për titullin e Premierligës.

Italiani është pajtuar me humbjen  e titulli pasi skuadra e tij pësoi me rezultatin 0:1 ndaj Leicester.

Kjo humbje lë një hapësirë prej 11 pikëve mes Chelsea dhe Liverpool, që për Sarrin është e pakapshme.

“Ishte e pamundshme që nga fillimi i sezonit” ka thënë Sarri për “BBC Sport”,

“Siç e kam thënë, në fillim të Premierligës ishte e vështirë të kapeshin Liverpool dhe Manchester City. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të qëndrojmë në katër pozitat e para” ka thënë tutje trajneri i Chelsea.

Chelsea aktualisht bëjnë pjesë në top katërshen por kanë pikët e barabarta me rivalët nga Londra, Arsenal.

Ajo që i ndanë skuadrat është gol diferenca më e mirë e lojtarëve të Maurizio Sarrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat