Marotta zhgënjen tifozët, jep lajmin për merkaton e janarit

Futboll

Marotta zhgënjen tifozët, jep lajmin për merkaton e janarit

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 08:19
Beppe Marotta

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, ka ulur euforinë te skuadra zikaltër në lidhje me merkaton e janarit. Sipas shefit të Interit, kush pret një merkato të fuqishme në janar ka për të mbetur i zhgënjyer, pasi skuadra do të vijojë me këtë grup deri në fund të sezonit.

“Objektivi është që të ndërtojmë një Inter pretendent për sezonin tjetër dhe jo të këtij viti. Niveli i skuadrës aktuale do të rritet, ashtu sikurse edhe përvoja e lojtarëve. Nuk do të bëjmë asnjë blerje të çmendur në janar, do të vazhdojmë me këtë grup”, tha Marotta.

Më tej, ai shton: “Nëse do të na krijohen mundësitë për të bërë ndonjë goditje “big” do ta realizojmë, por nuk besoj se merkato e janarit do të ofrojë mundësi të mëdha. Duhet t’i japim besim këtij ekipi që kemi aktualisht, duke shpresuar që vlera e tyre profesionale të rritet dhe të synojë për trofe në Europë dhe një vend në Champions sezonin tjetër”, u shpreh Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat