Tuchel i kënaqur me startin thuajse perfekt të PSG

Futboll

Tuchel i kënaqur me startin thuajse perfekt të PSG

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 10:59
Thomas Tuchel

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me startin e skuadrës së tij.

PSG ka thyer rekordin për top pesë ligat evropiane për startin më të mirë të sezonit.

Ata janë liderë të tabelës në Ligue 1, të shkëputur larg nga përcjellësit e vendit të dytë.

Shumë i lumtur për këtë është shprehur trajneri gjerman i skuadrës franceze.

“Kur shohim rezultatet, është thuajse perfekte” ka thënë Tuchel për reporterët.

“Mund të shohim progres të skuadrës. Mund ta ndjejmë energjinë e mirë të skuadrës. Të gjithë janë të hapur për ide të reja. Është shumë mirë” ka thënë ai.

PSG do të rikthehet për ndeshjen e ardhshme më 6 janar, kundër skuadrës së Amiens. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat