Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka vendosur për Lucas Hernandezin.
Ai ka thënë se do të respektojë secilin vendim të mbrojtësit francez, i cili flitet se do të largohet në fund të këtij sezoni, shkruan “Marca”.
22 vjeçari ka qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich ditëve të fundit.
Për këtë çështje, i qetë duket të jetë trajneri Diego Simeone, i cili ka thënë se do të respektojë vendimin e mbrojtësit edhe nëse ai largohet.
“Unë do ta respektoj atë sepse e dua shumë” ka thënë Simeone.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Lucas Hernandez për të ardhmen e tij.