Higuain është gjithnjë e më larg Milanit

Futboll

Higuain është gjithnjë e më larg Milanit

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:26
Higuain është gjithnjë e më larg Milanit

Gonzalo Higuain është gjithnjë e më larg Milanit. Sulmuesi fizikisht është në Milano, por mendërisht jo, sepse duket qartë që është fikur dhe pret vetëm janarin për t'u larguar.

Në Itali mediat janë të sigurta se në janar argjentinasi do të transferohet në Angli dhe Sportmediaset shkruan se pak javë më parë Pipita ka pasur një bisedë telefonike me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri, duke folur edhe për transferimin te Chelsea.

Pas Milan-Juve, ku Higuain humbi 11-metërsh dhe doli me karton të kuq, Sarri e ngushëlloi sulmuesin dhe që aty ideja e transferimit në Londër është kthyer në bindje për Gonzalon, aspak i kënaqur te Milani, ku nuk shënon prej kohësh dhe po duket gjithnjë e më i izoluar.

Chelsea e donte me ngulm që në verë, por Milani ndërhyri për shkak të marrëdhënieve të mira me Juven dhe lëvizjet që po bënte me klubin bardhezi. Tani Higuain kërkon të kryejë lëvizjen që donte që në verë, edhe pse duhet gjetur formula e duhur dhe duhet kënaqur edhe Juventusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat