Sadiku gati në janar

Futboll

Sadiku gati në janar

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:49
Sadiku gati në janar

Armando Sadiku është rikthyer që të punojë me grupin. Sigurisht nuk mund të jetë ende i gatshëm për të zbritur në fushë në një ndeshje zyrtare, por nga Spanja raportohet se riaftësimi i tij po ecën me ritme të shpejta.

Ky është një lajm i mirë së pari për vetë bomberin e Kombëtares, që në janar mund të jetë i gatshëm që të nisë edhe fazën përgatitore me skuadrën, cilado që të jetë për pjesën e mbetur të sezonit. Në Spanjë ishte një investim i rëndësishëm me shumë pritshmëri, por në Zvicër janë gati të përfitojnë.

Presidenti i Luganos, Anxhelo Renzeti, është i gatshëm që ta presë krahëhapur shqiptarin, veçse ai përmend edhe vështirësitë e mundshme për transferimin. “Së pari, forma e tij është ende në dyshim, pasi vjen prej një dëmtimi të rëndë dhe mungese të gjatë. Por problemi më i madh mund të jenë kushtet ekonomike të Levantes”, tha Renzeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat