Interi merr vendim të papritur për yllin e skuadrës

Futboll

Interi merr vendim të papritur për yllin e skuadrës

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:06
Radja Nainggolan

Interi nuk po kalon një moment aspak të mirë që pas eleminimit nga Liga e Kampioneve.

Zikaltrit edhe dje dështuan të merrnin pikë të plota ndaj Chievos të vendit të fundit. 

Së fundmi Interi është përbllur me një problem tjetër. Radja Nainggolan është paraqitur sërish me vonesë në stërvitje dhe kjo ka bërë që të sosë durimi, me drejtuesit e klubit që kanë marrë një vendim drastik: pezullim i përkohshëm nga aktiviteti dhe gjobë.

Mesfushori belg do të vijojë të stërvitet, por nuk do të grumbullohet për ndeshjen e radhës ndaj Napolit. Ndërkohë lojtari që pas mbëritjes te Interi, ka pa pasur një serë problemesh duke filluar nga aksidenti me makinë në muajin korrik dhe vjedhja prej 150 mijë eurove që i bënë belgut në llogarinë banakare pak dite me pare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat