Ibra thyen rekordin

Futboll

Ibra thyen rekordin

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 18:22
Ibra thyen rekordin

Ibrahimoviç te Milani? Aq që bëhet fjalë dhe në asnjë moment nuk është diskutuar për një rikthim të suedezit në Serinë, përtej zërave të merkatos, që në të shumtën e rasteve rezultojnë të rreme.

Lajmet që vijnë nga Amerika tregojnë se gjigantit suedez i është përmirësuar kontrata nga ana ekonomike, pavarësisht se 22 gola dhe 10 asistet e yij nuk mjaftuan për ta çuar Los Angeles Galaxy në play off-in e MLS.

Burime të rrjetit amerikan ESPN informojnë se Zlatan do të përfitojë nga 7 deri 7.5 milionë dollarë në sezon, duke thyer edhe rekordin e futbollistit më të paguar në MLS, që mbahej nga italiani Sebastian Giovinco, i cili gjatë këtij viti është paguar 7.1 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat