Mëkat

Futboll

Mëkat

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 19:17
Lojtarët e Partizanit

Mesfushori i Partizanit, Esat Mala, po ia merr dorën golit dhe nëse sezonin e shkuar nuk e gjeti rrjetën në Superiore, këtë sezon ka shënuar 3 herë. Të gjithë gola shumë 'të rëndë', sepse ka mundur Partizanin e Kukësin, ndërsa sot goli i tij nuk u mbrojt deri në fund, duke prodhuar veç një pikë.

Duke folur në emisionin "Gol pas goli" në Supersport, Mala nuk e fshehu zhgënjimin për faktin që viti u mbyll pa fitore: "Donim të merrnin më shumë, por nuk ia dolëm. Jam i kënaqur në aspektin personal për golin, por do isha i lumtur nëse do të merrnin tri pikët. Gjithsesi, ky gjysmësezon ka qenë i mirë për ne, deri në këto dy ndeshjet e fundit".

"Kundërshtarët na kanë vënë në vështirësi, por nuk ka arsye për alarm. Jemi kampionë dimri, shpresojmë të jemi kampionë dhe në verë.

"Nuk ka rëndësi kush shënon, jemi një grup, nuk ka nevojë të flasim për individë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat