Tite: Ky lojtar më tha se nuk do të luajë më kurrë për Brazilin

Futboll

Tite: Ky lojtar më tha se nuk do të luajë më kurrë për Brazilin

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 20:13
Brazil

Trajneri i Brazilit, Tite, ka zbuluar se mesfushori i Manchester Cityt – Fernandinho ka refuzuar një ftesë të tij për shkak të kërcënimeve që ka marrë ai dhe familja e tij pas Kupës së Botës 2018.

Tite ka njoftuar se Fernandinho ka vendosur të mos luajë më kurrë për kombëtaren e Brazilit pas kërcënimeve që ka marrë.

“Lojtari i parë që dëshiroja të thërrasë pas Kupës së Botës ishte Fernandinho. Ai ishte numër një. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha fillimisht Tite për mediat braziliane.

“Unë shkova të flas me të personalisht, sepse ekipi kombëtar i Brazilit është shumë krenar që ka një lojtar të dinjitetit të tij.”

Në fund, Tite tha se ai shpreson se do ta bindë lojtarin të dalë nga kjo situatë e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat