A do ta drejtojë Manchester Unitedin? Pochettino me përgjigje befasuese

Futboll

A do ta drejtojë Manchester Unitedin? Pochettino me përgjigje befasuese

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 22:24
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino insiston se Tottenhami duhet të fokusohet pavarësisht spekulimeve që e lidhin argjentinasin me Manchester Unitedin.

Trajneri i Tottenhamit është përfolur shumë këto ditë për një kalim të tij te “Djajve të Kuq” për stinorin e ardhshëm pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga Unitedi këtë të martë.

Trajneri i Unitedit aktualisht është Ole Gunnar Solskjaer, i cili do ta bëjë detyrën e trajnerit deri në fund të këtij stinori, dhe dje siguroi fitoren e parë me rezultatin 5-1 si mysafir ndaj Cardiff Cityt.

“Shumë spekulime bëhen. Nuk dua që ky njeri të zemërohet përsëri (i drejtohet zyrtarit për media të Tottenhamit)”, ka thënë Pochettino.

“Ne duhet të jemi të fokusuar. Do të bëjmë gjithçka që të bëhemi të suksesshëm”, përfundoi argjentinasi.

Tottenhami fitoi ndaj Evertonit sot si mysafir me rezultat të thellë 6-2 në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

Spurs tani në vendin e tretë me 42 pikë, kryesojnë me pesë pikë më shumë se Chelsea e Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat