Lirim Kastrati: Kam ofertë nga një klub gjerman

Futboll

Lirim Kastrati: Kam ofertë nga një klub gjerman

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 00:17
Lirim Kastrati

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe sulmuesi i Lokomotivës, Lirim Kastrati ka pranuar se do të largohet nga Kroacia në verën e vitit 2019.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se po punon gjithnjë e më shumë që të ftohet sërish nga selektori i Kosovës, Bernard Challandes.

“Do të fillojë të stërvitem maksimalisht, respektoj vendimin e tij. Në rast se më fton, do të jem i gatshëm, nëse jo atëherë do të punojë edhe më shumë”, tha fillimisht Kastrati.

“Kam pasur oferta nga Gjermania nga disa klube shumë serioze, por deri në vere do të jem në klubin e Lokomotivës. Kam kontratë deri në vitin 2023, por me shumë mundësi në verë do të ndërrojë ambient”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat