Top pesë golashënuesit më të mirë në Evropë deri më tani, ku janë Messi dhe Ronaldo?

Futboll

Top pesë golashënuesit më të mirë në Evropë deri më tani, ku janë Messi dhe Ronaldo?

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 08:54
Ronaldo dhe Messi

Klubet evropiane janë duke u përgatitur për një pushim të vogël për shkak të festave të fundvitit.

Klubet evropiane do të zhvillojnë disa ndeshje në mesjavë para se të shkojnë në pushime për pjesën e parë të sezonit.

Shumë lojtarë tashmë janë bërë gati t’i festojnë festat e fundvitit me familjet e tyre, por sa kanë qenë efektiv disa prej tyre me gola.

Leo Messi ka qenë mjaftë produktiv në këtë pjesë të parë të sezonit, duke arritur t’i shënoj 15 gola, e që aktualisht është golashënuesi më i mirë në top pesë ligat evropiane.

Pas tij janë Piatek dhe Mbappe me nga 13 gola, ndërsa Aubameynag dhe Alcacaer kanë nga 12-të.

Cristiano Ronaldo e ka filluar mbarë aventurën te Juventusi, ku aktualisht numëron 11 gola. Natyrisht se gara më e nxehtë për golashënuesin më të mirë në fund të këtij sezoni do të jetë mes këtyre lojtarëve, por që vëmendja është më shumë te Messi dhe Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat