Përgjigjja epike e Pochettinos pasi u pyet për postin e trajnerit te Man Unitedi

Futboll

Përgjigjja epike e Pochettinos pasi u pyet për postin e trajnerit te Man Unitedi

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:17
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino insiston se Tottenhami ka nevojë të fokusohet pavarsisht zërave që e lidhnin argjentinasin me Manchester Unitedin.

Trajneri i Spurs ka qenë i lidhur me një kalim në ”Old Trafford” sezonin e ardhshëm pasi Jose Mourinho u shkarkua nga Unitedi të martën, dhe ende nuk e ka përjashtuar këtë opsion.

Zyrtari për shtyp i Tottenhamit i ka ndaluar pyetjet gazetarëve për këtë çështje, por ata nuk janë ndalur duke e pyetur atë edhe pas ndeshjes së djeshme ndaj Evertonit.

”Shumë spekulime ka pasur. Nuk dua ta zhgënjej këtë djalosh sërish [zyrtarin për shtyp të Man Unitedit]”.

”Ne duhet të jemi të fokusuar dhe ta bëjmë më të mirën nga vetja për të qenë të suksesshëm”, tha Pochettino.

Spekulimet do të vazhdojnë deri në fund të këtij sezoni, pasi Ole Gunnar Solskjaer është emëruar vetëm në baza të përkohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat