Mavraj ngel pa skuadër, klubi grek i tregon ‘derën’

Futboll

Mavraj ngel pa skuadër, klubi grek i tregon ‘derën’

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:59
Mërgim Mavraj

Mërgim Mavraj është në kërkim të klubit të ri.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk bën pjesë në planet e Aris të Selanikut dhe duhet të fillojë të mendojë se ku do të luajë në pjesën tjetër të sezonit.

Lajmi qarkullonte prej ditësh në mediat greke, por klubi ka njoftuar zyrtarisht përfaqësuesit e Mavrajt, Kolasos dhe Vitor se nuk kishin më vend në këtë skuadër dhe do të kërkohej ndërprerja e parakohshme e kontratës me ta.

Shkëputja nuk do të jetë e lehtë pasi Mavraj kishte firmosur një marrëveshje 1+1 në klubin grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat