Panuccit i troket ‘fati në derë’, pritet të drejtojë ekipin e madh italian

Futboll

Panuccit i troket ‘fati në derë’, pritet të drejtojë ekipin e madh italian

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 11:56
Christian Panucci

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci mud të jetë drejtues i një prej ekipeve më të mëdha italiane.

45-vjeçari duket se është vënë nën shënjestër teksa po etiketohet si zëvendësuesi i Di Francescos, në stolin e Romës. E sigurisht që një ofertë e tillë do të ishte e parezistueshme për Panuccin, duke pasur parasysh edhe problemet e fundit të tij me kuqezinjtë.

Il Messaggero shkruan se në ditët e ardhshme pritet të ketë një takimin me drejtuesit verdhezinj.

Italiani ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019 dhe njihet për raportet e mira me Franko Baldinin, njeriun e besuar të presidentit Palota. Si rrjedhojë, nuk është çudi që atij t’i besohet stoli i skuadrës italiane që kohët e fundit është në krizë rezultatesh.

Il Messaggero zbulon se Panuçi do të jetë prezent në “Olimpico” të premten për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës, teksa po atë ditë  pritet të ketë dhe një takim me drejtuesit romanistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat