Akademia e futbollit “Ali Demi” do ta përfaqësoje Kosovën në turneun CSI Talent Cup U11 në Gjenevë

Futboll

Akademia e futbollit “Ali Demi” do ta përfaqësoje Kosovën në turneun CSI Talent Cup U11 në Gjenevë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 12:22
Akademia e futbollit “Ali Demi”

Akademia e futbollit “Ali Demi” nga Tirana, fitues i titull Uhilas Talent Cup U11 në Ferizaj të zhvilluar me 1 dhe 2 Dhjetor, do ta përfaqësoje Kosovën në turneun prestigjioz CSI Talent Cup U11, që me 16 dhe 17 Shkurt të vitit 2019, do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës.

Për ardhjen e akademisë shqiptare “Ali Demi” në Gjenevë, do të përkujdesën vëllezërit Salihiu nga Vitia, të cilët janë edhe përfaqësues të gjigandit të veshjeve sportive Givova.

“Të gjitha harxhimet i marrim përsipër Ne, si biletat, akomodimet etj. Ata vijnë me datën 14 shkurt dhe do të qëndrojnë deri me datë 18-19 Shkurt. Turneu në Ferizaj ka bërë jehonë të madhe dhe te gjitha akademitë mezi presin të marrin pjesë. Është përvojë e jashtëzakonshme. Këtë vit kemi pas ekipe nga të gjitha trojet shqiptare”, deklaroi  Salajdin Salihu, organizator i turneut Uhilas Talent Cup U11.

Në dy turnetë e më përparshme, Kosova është përfaqësuar me fituesit, Ardhmëria Ferizaj dhe me ekipin e Sharrit nga Hani i Elezit ku e kanë fituar çmimin e Fair Play-it.

Në turneun CSI Talent Cup U11 në Gjenevë do të marrin pjesë 24 ekipe, në mesin e tyre akademi të mirënjohura europiane si ajo e Arsenal-it, Bayern München-it, Bayer Leverkusen-it, Inter Milan-it, FC Porto-s, FC Basel-it, FC Servette-s, FC Lugano-s, FC Olimpique Lyon-it, Deportivo La Coruna-s dhe ekipe tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat