Ferguson kërkoi që Solskjaer të emërohej trajner i Manchester United

Futboll

Ferguson kërkoi që Solskjaer të emërohej trajner i Manchester United

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 12:50
Sir Alex Ferguson dhe Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri legjendar i Djajve të Kuq, ka zgjedhur njeriun që do ta udhëheq skuadrën..

Ka qenë legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, personi që ka ndërmjetësuar marrëveshjen për rikthim në Old Trafford të Ole Gunnar Solskjaer, sigurisht në rolin e trajnerit të përkohshëm.

Ish-sulmuesi norvegjez i “Djajve të Kuq” u rreshtua mes disa kandidaturave për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës në një moment të vështirë, pasi Ed Woodward vendosi të shkarkonte Jose Mourinhos pas disfatës zhgënjyese në Liverpool.

Mësohet se ish-trajneri i famshëm i United, Ferguson, punoi në prapaskenë për kthimin e ish-ndihmësit të tij, Mike Phelan, 56 vjeç, si bashkëpunëtori kryesor i Solskjaer.

Vendimi për shkarkimin e Mourinhos u mor menjëherë pasi ishte siguruar që Solskjaer dhe Phelan kishin pranuar të drejtonin përkohësisht ekipin, sigurisht me ndërmjetësimin e Ferguson.

Kjo lëvizje u duk qartë se është pritur mirë edhe nga lojtarët, që reaguan me një fitore bindëse 1-5 në fushën e Cardiffit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat