Klopp i gatshëm të bëjë përforcime në janar

Futboll

Klopp i gatshëm të bëjë përforcime në janar

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 15:26
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit nuk përjashton mundësinë e ndryshimeve në skuadër gjatë afatit kalimtar dimëror.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk mbyll dyert për ndonjë blerje të mundshme në afatin kalimtar të janarit.

Ndonëse ekipi i tij gjendet në vendin e parë të Premier Ligës, me katër pikë avantazh nga Manchester City i vendit të dytë, gjermani mund të synojë të përforcojë akoma më shumë skuadrën e tij.

“I mbaj dyert e hapura, sepse asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh. Jam shumë i lumtur me ekipin që kemi aktualisht”, ka thënë Klopp.

“Kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe për sa kohë shfaqim paraqitje të mira, çdo gjë është në rregull. Nëse diçka ndryshon në mënyrë drastike, atëherë sigurisht që do të vëzhgojmë rreth e rrotull”.

Deri më tani, Liverpool ka pësuar vetëm shtatë gola në 18 takime të Premier Ligës, duke mos humbur asnjë prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat