Deri në janar nuk do të ketë të reja për Rabiot

Futboll

Deri në janar nuk do të ketë të reja për Rabiot

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:17
Adrien Rabiot

Duket se për rastin e Adrien Rabiot nuk do të ketë të reja deri në afatin e janarit.

Që nga nëntori, kur “Telefoot” kishte raportuar se Rabiot i ka kërkuar skuadrës së tij transferimin në Barcelonë, lojtari ka qenë temë kryesore në mediet botërore.

Që nga atëherë, skuadra katalunase ka filluar bisedimet me PSG, për një marrëveshje të mundshme.

Ishte Eric Abidal që udhëhoqi këto bisedime nga radhët e Barcës, me nënën e lojtarit në anën tjetër, shkruan “Mundo Deportivo”.

Por, së fundmi thuhet se nuk do të ketë më asnjë lëvizje për Rabiot, deri në hapje të afatit të janarit.

Kujtojmë se kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij viti, ku pastaj do të mund të largohej si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat