Pavard pranoi se ka nënshkruar kontratë me Bayernin

Futboll

Pavard pranoi se ka nënshkruar kontratë me Bayernin

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 20:09
Benjamin Pavard

Mbrojtësi francez pëlqehet shumë nga kampionët e Bundesligës.

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror me ekipin kombëtar të Francës, Benjamin Pavard është kthyer në një nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.Për të kanë shkrehur interesim shumë ekipi elitare, ku bie në sy edhe Bayern Munich.

Thuhej se bavarezët kishin arritur marrëveshje më mbrojtësin e Stuttgart, por për këtë pjesë ka folur vetë Pavard, ku ka thënë: ”Nuk kam nënshkruar asgjë me Bayern. Interesimi i skuadrave më bën shumë të lumtur, por për momentin jam i fokusuar te Stuttgart dhe nuk mendoj për verën e ardhshme”.

Pavard ishte ndër protagonistët kryesorë të Francës e cila këtë verë u shpall kampione e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat