Wenger drejt menaxhimit të Milanit

Futboll

Wenger drejt menaxhimit të Milanit

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:05
Wenger

Dje, Milan ka konfirmuar se ata ende besojnë nnë Gattuson, edhe pse kjo duket vetëm një gjysmë tregim i mirë

Dy ndeshjet e ardhshme, ajo kundër Frosinones dhe SPAL-it, do të jenë decizive për të ardhmen e Gattusos.

Në fakt, në mënyrë që Gattuso të mbetet i sigurt, ai duhet ti fitojë gjashtë pikët në dy ndeshjet e ardhshmeë. Kjo ka të bëj me luftën e Milanit për të qenë në top katërshe, e cila gjë do ti dërgonte ata në Ligën e Kampionëve. Këtë verë, Elliott ia ka vënë urdhër Gattusos që synim kryesor i skuadrës është gara prestigjioze dhe për këtë nuk ka nëse, por duhet të kualifikohet gjithsesi.

Skuadra ka vuajtur kohëve të fundit, kurse klubi është duke shikuar për zëvendësime, pasi që Gattuso mund të mos e drejtojë më këtë skuadër. Ish menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është kandidati kryesor pasi që ai ka punuar më parë me CEO-në e Arsenalit që kaloi në Milan, Ivan Gazidis.

Francezi tashmë i ka thënë jo Monacos dhe Fulhamit, pasi që ai dëshiron që të drejtojë vetëm një klub që është më prestigjioz. Me këtë në plan të parë, ai mund të vendos dhe ti thotë “po” kuqezinjvë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat