“Nuk jam zëvendësuesi i askujt, largohem nga Reali nëse vjen ai”

Futboll

“Nuk jam zëvendësuesi i askujt, largohem nga Reali nëse vjen ai”

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 00:15
Mesfushori spanjoll i Real Madrid, Isco

Mesfushori spanjoll i Real Madrid, Isco, ka deklaruar sot se do të largohet nga ekipi “merengues” në rast se Eden Hazard do të transferohet në La Liga sezonin tjetër. Isco u shpreh se nuk preferon të jetë zëvendësuesi i askujt, ndaj ka zgjedhur ekipin që do të luajë në të ardhmen, Manchester City.

26-vjeçari ndodhet në “Santiago Bernabeu” që prej vitit 2013, por sheh se nuk do të ketë shumë hapësira në të ardhmen në rast se belgu do të lërë Chelsea për të ardhur te Reali. Ndaj ai dëshiron të transferohet te skuadra e City dhe të jetë nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola.

Mesfushori 26-vjeçar i ka dhënë kështu një mesazh të qartë skuadrës së Real Madrid, duke preferuar të luajë titullar në një ekip tjetër se sa të ngrohë stolin e kampionëve të botës, pavarësisht se do t’i lëshojë vendin një kampioni. Për Isco është interesuar edhe Chelsea, por duket se ai preferon të luajë me kampionët e Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat