Ja 5 ekipet më të dobta në Europë për vitin 2018, nuk ka surpriza

Futboll

Ja 5 ekipet më të dobta në Europë për vitin 2018, nuk ka surpriza

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Edhe këtë viti mediat sportive kanë përcaktuar pas votimit on line ekipet që nuk i dhane ndonjë gjë të madhe kampionatev respektive.

Me pesë pikë në tabelë, Chievo Verona është ekipi më i keq i pesë kampionateve kryesore evropiane. ‘France Football’ paraqet top 5 formacionet më të dobëta të sezonit.

Chievo Verona (5 pikë)

Me asnjë fitore  në shtatëmbëdhjetë ndeshje, Chievo Verona është e vetmja skuadër në Top 5 kampionatet Europiane që ende nuk ka fituar. Por me tetë barazime dhe nëntë humbje, klubi veronez është ekipi më i keq i pesë kampionateve kryesore.

Huesca (8 pikë)

Me vetëm një fitore, pesë barazime dhe njëmbëdhjetë humbje, Huesca mori vetëm tetë pikë dhe është i dyti në renditjen më të keqe të sezonit në Top 5.

Frosinone (9 pikë)

Frosinone ka vetëm nëntë pikë: një fitore, gjashtë barazime dhe dhjetë humbje. Gjithashtu ka sulmin më të keq (12 gola) dhe mbrojtjes më të keqe (36 gola) të Serie A.

Fulham (10 pikë)

Kanë shpenzuar 109 milionë euro për të blerë lojtarë të tillë si Jean Michaël Seri (30 milion €), Frank Zambo Anguissa (30 milion €) ose kampioni i botës 2014 André Schürrle (hua prej 400 000 €). Megjithatë, u gjendën të fundit në Premier League me vetëm dhjetë pikë, aq sa edhe Huddersfield.

Huddersfield (10 pikë)

Me vetëm 11 gola të shënuara në tetëmbëdhjetë ndeshje, Huddersfield, 19-ta në Premier Ligë, ka sulmin më të keq të kampionatit. Vështirë, prandaj, të fitosh ndeshje pa shënuar gol …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat