Gazetari kontravers italian: Mendes e mban këtë post te Juventus

Futboll

Gazetari kontravers italian: Mendes e mban këtë post te Juventus

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:43
Maurizio Pistocchi

‘Mediaset’ ka bërë një raportim tejet kontrovers këto ditë.

Mediumi italian, ‘Mediaset’ ka raportuar se drejtor gjeneral i Juventusit është Jorge Mendes.

Gazetari i këtij mediumi, Maurizio Pistocchi, raporton në mënyrë ironike se agjenti portugez është duke menaxhuar me ‘Zonjën e Vjetër’.

Gazetari ka publikuar një foto duke komentuar foton e transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventus.

“Nga e majta, ish-drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, Andrea Agnelli, CR7, Fabio Paratici, deri te drejtori gjeneral i Juventus, Jorge Mendes”, ka shkruar Pistocchi.

Por, në të vërtetë, Fabio Paratici është drejtor gjeneral i skuadrës torinasëve, pas largimit të Beppe Marottas në drejtim të Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat