Kush është lojtari që Bajerni e kërkon me ngulm

Futboll

Kush është lojtari që Bajerni e kërkon me ngulm

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:49
Bayern Mynihun

Gazeta spanjolle AS raporton se Atletiko e Madridit ka informuar Bayern Mynihun se nuk do ta shesë 22-vjeçarin Lucas Hernandez në merkaton e janarit.

Është raportuar se bavarezët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 80 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e futbollistit francez.

Kampionët në fuqi të Bundesligës dëshirojnë që të marrin kreun dhe të mundin konkurrentët  e Borussia Dortmundit në garën për titull.

Për ta bërë këtë, skuadra e Niko Kovac duhet të përforcohet  dhe Lucas është një prej objektivave mirëpo Atletico nuk do të lejojë largimin e lojtarit të paktën deri në fund të sezonit./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat