Ribery do të largohet nga Bayerni, në garë për të janë Marseille dhe Galatasaray

Futboll

Ribery do të largohet nga Bayerni, në garë për të janë Marseille dhe Galatasaray

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:02
Franck Ribery

Ylli francez kërkohet nga dy ish-skuadrat e tij.

Uli Hoeness ka paralajmëruar që Franck Ribery do të largohet nga Bayern Munchen në fundin e këtij sezoni.

Por menjëherë pas publikimit të këtij lajmi kanë nisur edhe spekulimet sa i përket të ardhmes së 35-vjeçarit.

Flitet për një rikthim të francezit në radhët e Galatasaray, aty ku ai luajti nga janari deri në qershor të vitit 2005, përpara se të kalonte te Olimpique Marseille.

Pikërisht klubi nga Velodrome është një tjetër pretendente për të marrë shërbimet e lojtarit, që me Bayernin ka luajtur më shumë se 400 ndeshje.

Për Ribery kanë shprehur interes edhe skuadra nga Arabia Saudite si dhe nga Amerika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat