Darmian do të kthehet në Serie A

Futboll

Darmian do të kthehet në Serie A

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:24
Matteo Darmian

Mbrojtësi italian pritet të largohet nga Manchester United.

Matteo Darmian do t’i jap fund aventurës së dështuar me Manchester United dhe gjatë janarit pritet të kthehet në Serie A.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është transferuar te “Djajtë e Kuq” në vitin 2015, por asnjëherë nuk ka gjetur veten në ekipin nga Old Trafford.

Daily Express, raporton që interesimi nga Serie A është mjaft i madh dhe lojtari gjatë ditëve në vijim do të nisë bisedimet për të gjetur skuadrën ku do ta vazhdojë karrierën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat