Kapiteni legjendar i Romës ka folur për dy futbollistët më të mirë të botës.
Francesco Totti i ka përshkruar, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin si alienë të futbollit,.
Ish-futbollisti i Romës dhe kombëtares italiane, i sheh këta tre futbollistë si kandidatët kryesorë për ‘Topin e Artë’ edhe pse ai favorizon Ronaldon, duke parë edhe sukseset që portugezi ka arritur me Real Madridin gjatë sezonit të shkuar.
“Po flasim për dy alienët e futbollit”, ka thënë Totti në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s.
“Mendoj se këta të dy do përmenden gjatë në historinë e këtij sporti”, shtoi ai.